Që kur Jup Heynckes mori drejtimin e Bayernit në fillim të tetorit, pas shkarkimit të Carlo Ancelottit, e ka bërë vazhdimisht të qartë se do të qëndrojë në këtë detyrë deri në përfundim të sezonit. Shumë emra trajnerësh janë përfolur si pasues të 72-vjeçarit, por sipas të gjitha gjasave, në krye të bavarezëve, sikurse e konfirmon edhe vetë Heynckes për “Bild”, do të emërohet Thomas Tuchel.

“Mendoj se Thoma Tuchel i ka të gjitha cilësitë për të stërvitur Bayernin. E çmoj shumë për mënyrën sesi e ka zhvilluar karrierën e tij nga të rinjtë e Mainzit e deri te Borussia e Dortmundit. Verdhezinjtë nën drejtimin e Tuchel kanë luajtur një futboll të bukur me një sistem të qartë loje. Më ka pëlqyer sesi luante Borussia e tij, ndaj e vlerësoj shumë dhe e konsideroj një trajner shumë të mirë.”

Heynckes është i kënaqur që presidenti Uli Hoenes po kërkon një trajner gjerman, ndryshe nga ç’është vepruar me Guardiolën e më pas me Ancelottin.

“Më parë parapëlqeheshin trajnerë që kishin fituar tituj kampionë apo Championsin me klube të tjera jashtë Gjermanisë, si me Barcelonën. Tani diskutimet janë përqendruar te trajnerët gjermanë, kjo më pëlqen. Klubi e di se çfarë kërkon. Gjuha gjermane është shumë e vështirë për t’u mësuar nga trajnerët e huaj. Me trajnerë vendas ruhet më mirë identiteti i skuadrës.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here