Arsenali vazhdon të kërkojë trajner për të zëvendësuar Arsene Wenger, i cili me të gjitha mundësitë do të largohet në fund të sezonit. Kandidati numër një është tekniku aktual i Gjermanisë, Joachim Loew. Vendimin për trajnerin e ri do ta marrë pronari Stan Kroenke së bashku me djalin e tij Josh. Në fakt emrat për pasuesin e Wenger janë të shumtë, por në këto momente emri i Loew është në krye të listës së dëshirave të shoqërisë angleze. Për të firmosur me gjermanin 58-vjeçar, “Topçintë” duhet të presin përfundimin e Botërorit “Rusi 2018”, ku “Pancerat” do të synojnë mbrojtjen e titullit të fituar në 2014 në Brazil.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here