Kukësi dhe Kamza do të kenë një sfidë mes tyre në “Zeqir Ymeri” për vendin e 3-të, me vendasit që do të provojnë të zgjasin më tej bilancin pozitiv ndaj Kamzës, duke shpresuar që të eliminojnë dhe një tjetër kundërshtar në garën për Europën.

Gjithashtu, në kryeqytet, Partizani do të përballet me Laçin po në një sfidë direkte për zonën europiane. Rezultati i Kupës nuk ishte ai i pritshmi për të kuqtë dhe tashmë kampionati mund të mbetet dritarja e vetme për në Europë, por ndeshja me kurbinasit është e detyrueshme për t’u fituar, aq më tepër që luhet në kryeqytet. Prej 3 sfidash, Partizani jo vetëm që nuk ka fituar ndaj Laçit, por nuk ka mundur të shënojë dhe ky pa dyshim është një problem për ekipin e që duhet zgjidhur, ndërsa bardhezinjtë duan të mbajnë të hapur çdo mundësi, pasi pavarësisht se janë me një këmbë të kualifikuar kundër Luftëtarit, beteja për Kupën nuk është e thjeshtë.

Në fundin e tabelës gjithashtu dy sfida mes të barabartësh, me Luftëtarin që pret Teutën, ku gjirokastritët janë më të qetë në klasifikim, por një humbje eventuale me durrrsakët do të komplikonte jo pak pozitat e tyre, ndërsa për Lushnjën dhe Vllazninë duket se ka ardhur ora e së vërtetës, me dy ekipet që kanë vetëm një objektiv, fitoren. Për Vllazninë ambienti është bërë mbytës pas rezultateve të fundit, ndërsa për Lushnjën sepse shihet si një mundësi shpëtimi ky duel për të mos lejuar që të mbetet dhe më e vetmuar në fundin e ftohtë të renditjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here