Qendërmbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica mbeti i dëmtuar në sfidën e kthimit të Kupës së Shqipërisë, ndaj Teutës, e cila u fitua nga korçarët me rezultatin 3-0.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës iu nënshtrua vizitave në një spital privat në kryeqytet, prej ku rezultoi se dëmtimi ishte më i rëndë se ç’pritej dhe se kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Operacioni u krye ditën e djeshme në Tiranë dhe tani mbrojtësi pritet të qëndrojë rreth 6 javë larg fushave të futbollit. Mendohet se rikthimi i tij do të bëhet vetëm në mesin e muajit prill, pra në javët e fundit të kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here