Edhe atëherë kur dukej se Skënderbeu do të pësonte humbjen e tretë në këtë sezon, nigeriani James Adeniyi shpëtoi korçarët nga disfata duke barazuar rezultatin ndaj Teutës në minutat e fundit dhe duke i dhënë një pikë me shumë vlera skuadrës së Ilir Dajës. Pavarsisht se është shkëptur shumë nga ndjekësit në klasifikim James mendon se mentaliteti fitues që ka Skënderbeu nuk e lejon të bëjë hapa falsë.

“Kjo ndodh sepse ne kemi mentalitet fituesi dhe kërkojmë maksimumin nga çdo lloj rivali duke dituar edhe nevojën që ata kanë për pikë”.

Në mikrofonin e Supersport në emisionin Gol pas Goli, James shpjegoi edhe mënyrën e realizimit të golit ndaj Teutës, ndërsa foli me superlativa për Sowe por edhe nuk i kurseu lëvdatat as për veten.

“Nuk ka rëndësi gjatësia, por thjesht pozicionimi se ku vendosesh. Thjesht isha në vendin e duhur. Më pëlqen se si luan Sowe. Nuk mendoj se ka një lojtar tjetër që luan si unë në Shqipëri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here