Luftëtari kërkoi rikthimin e Lejdi Liçajt në skuadër për të zgjidhur hallin e krahut të djathtë të mbrojtje, por në fund vlonjati qëndroi në shtëpi. Gjithsesi nga Vlora është gjetur zgjidhja.

Flamurtari nxori jashtë planeve mbrojtësin Ivan Jakovljevic, të cilit i mbaroi kontrata dhe nuk iu ofrua rinovimi. Nisur nga kjo disa klube kërkuan shërbimet e tij, por ishte Luftëtari që ia doli ta bënte pjesë të ekipit.

“Panorama Sport” raporton se Jakovljevic ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin, i cili luan në qendër dhe në krahun e djathtë, dhe tashmë ai do të vihet nën urdhrat e trajneri Hasan Lika.

Për Jakovljevic interesoheshin më parë Kukësi dhe Vllaznia, por gjirokastritët kanë bërë ofertën më të mirë. Në Vlorë ai kishte një pagë të “majme” prej 4500 eurosh në muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here