Çmenduria ndonjëherë të shpërblen. Jack Miller fiton “pole position” në Çmimin e Madh të Argjentinës në Moto GP falë zgjedhjes së gomave për një pistë të thatë, kur ende mbizotëronte lagështia mbi asfalt. Piloti i Alma Pramac Racing i befason të gjithë, duke fituar të drejtën për t’u nisur i pari për të parën herë në karrierë.

Piloti australian e përshkoi pistën për kohën 1 minutë, 47 sekonda e 153 të mijtat, duke lënë pas Dani Pedrosan dhe Johan Zarcon. Vetëm vendi i gjashtë për kampionin Marc Marquez, ndërsa Andrea Dovizioso do të niset nga pozicioni i 8-të. Vinales shënoi kohën e 9-të më të mirë, ndërsa Valentino Rossi i 11-ti. Zhgënjim total nga Jorge Lorenzo, që detyrohet të kënaqet me vendin e 14-të.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here