Emiliano Vila ishte një tjetër lojtar që u largua nga Partizani, duke mos qenë në planet e trajnerit Starova. Edhe pse me një eksperiencë të gjatë në Superiore dhe ish-lojtar i Kombëtares, Vila në një farë mënyrë u përjashtua nga klubi i kuq. Gjithsesi ai do të vazhdojë karrierën e tij në një tjetër klub elitar. Ditët e fundit futbollisti ka qenë në bisedime me drejtuesit e Skënderbeut dhe ka arritur një farë akordi për të qenë pjesë e tyre.

Por, për të firmosur kontratën mbeten ende dy çështje për t’u zgjidhur. E para është ajo e kontratës, ku futbollisti kërkon që të firmosë për 18 muaj, ndërsa drejtuesit e Skënderbeut i ofrojnë një kontratë 6 mujore me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit. Problemi i dytë është çështja e pagës, ku palët nuk kanë arritur ende akordin final. Megjithatë pritet që sot të gjendet një gjuhë e përbashkët mes lojtarit dhe klubit dhe Vila të udhëtojë menjëherë drejt Turqisë për t’u bashkuar me ekipin e drejtuar nga trajneri Daja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here