Skënderbeu ka nisur prej disa ditësh fazën përgatitore në Antalia, në kuadër të pjesës së mbetur të sezonit. Korçarët kanë zhvilluar një ndeshje testuese ndaj Bursaspor para dy ditësh, ku u mundën me rezultatin 3-0.

Megjithatë, trajneri Daja dhe lojtarët vazhdojnë stërvitjen intesive në ambientet e qytetit turk, por përveç kësaj gjejnë kohë edhe të argëtohen paksa.

Fidan Aliti dhe Sahiti kanë gjetur një mënyrë më të shpejtë dhe të thjeshtë për të shkuar në stërvitje. Lojtarët kanë hipur në mini-makinën e vogël që kanë gjetur pranë kompleksit ku po qëndrojnë për të mbërritur më shpejt dhe pa u lodhur në fushën e stërvitjes.

Klubi bardh e kuq ka postuar foton e dy kosovarëve të cilët shihen në makinën e vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here