Walter Sabatini dhe Suning Sport kanë arritur konsesusin për prishjen para kohe të kontratës mes tyre. Lajmi është zyrtar dhe itaiani tanimë e ka lënë postin e drejtorit teknik, që në të vërtetë përkonte të ishte kordinatori që mbulonte të gjithë pjesën sportive të grupit Suning, pra jo vetëm të Interit por edhe të skuadres tjetër në zotërim të këtij grupi si ajo kineze Jiangsu Suning që operon në Superligën kineze të futbollit.  Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio, mbetet kështu automatikisht njeriu i vetëm përgjegjës për merkaton e zikaltërve.

Lamtumira e Sabatinit që iu bashkua Interit verën e shkuar bashkë me teknikun Luciano Spalletti, vjen pak orë pas largimit të nje tjetër italiani Fabio Capelos që tashmë është zyrtarisht ish tekniku i Jiangsu. Shkak për dorëheqjen e Sabatinit ka qënë edhe dështimi i operacionve të merkatos që projektonin të sillnin në Milano mesfushorët Javier Pastore, apo Ramires, për më tepër drejtori teknik i Interit kishte kuptuar edhe sinjale të tjera flisnin për pakënaqësi të aksionerëve ndaj tij apo faktin se vështirësitë oprative paraqiteshin edhe për të ardhmen me grupin Suning që nuk dëshiron të rrezikojë fair plyan financiar, ndaj i mësuar të lëvizë në autonomi të plotë dhe duke parë që nuk kishte as suportin fianciar për të konkretizuar objektivat e planifikuar nga ai për merkaton, Sabatini u detyrua të vendosë në kompromis me grupin Suning largimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here