I blerë këtë sezon për 12 milionë Euro, Emre Mor ka zhgënjyer Celta Vigon dhe tifozët që kishin pritshmëri të mëdha për sulmuesin turk. Pavarësisht se e nisi mirë sezonin, 20-vjeçari nuk ka shfaqur nivelin e duhur, madje është lënë jashtë ekipit nga trajneri Unzue, për motive disiplinore.

Ai shpjegoi se Emre Mor nuk ka sjelljen dhe përkushtimin e duhur, ashtu si lojtarët e tjerë, ndaj dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit derisa lojtari të reflektojë. Me fundin e sezonit, divorci mes palëve mund të bëhet konkret dhe për një ofertë 12-13 milionë Euro, Celta do ta shiste ish sulmuesin e Borussia Dortmund.

Në verë futbollisti turk ishte shumë pranë transferimit te Interi, por marrëveshja dështoi atëherë kur kishin mbetur vetëm firmat mbi kontratë, teksa vetë Emre Mor shkarkoi menaxherin e tij, i cili u akuzua si shkaktar i dështimit të marrëveshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here