Simone Inzaghi nuk mendon aspak për derbin e të dielës ndaj Romës. Vëmendja e trajnerit të Lazios është e gjitha te çerekfinalja e kthimit ndaj Salzburgut në Europa League, sfidë në të cilën bardhekaltrit do të synojnë të mbrojnë fitoren 4-2 të ndeshjes së parë, për të avancuar në gjysmëfinale. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, pyetjes nëse do ta dëshironte një derbi Roma-Lazio në Superkupën e Europës, ju përgjigj se do të ishte diçka e mrekullueshme por nga ana tjetër theksoi se Roma ka bërë një hap më shumë përpara në këtë aspekt ndërkohë që Lazio fillimisht duhet të eliminojë Salzburgun, të cilën e konsideroi një skuadër shumë të fortë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here