Interi i Spalletit qëndron në kuotat e larta për golat në ajër në Serinë A, por ndërsa zbresin me këmbë në tokë, më saktësisht në fushën e blertë, lojtarët zikaltër shfaqin mungesë qetësie dhe loje koherente.

Me pak fjalë koka në kuptimin e parë të fjalës funksionon mirë por ajo ne sensin e mendimit çalon. Për një skuadër që ende vuan të krijojë lojë dhe raste në të, zhbllokimi në ajër paraqitet si zgjidhja e vetme.

Zikaltërit numërojnë plot 16 gola të shënuar në këtë mënyrë në kampionat, ku vetëm Juventus ka bërë më mirë duke qëndruar në kuotën e 18 të tillëve. Ndërkohë që për golat e realizuar me kokë, Skriniar mban kryesimin si mbrojtësi që ka realizuar më shumë të tillë plot katër në Serinë A.

Potenca fizike, aftësia e dy mbrojtësve qendrorë, pasimet interesante të Cancelos në korner dhe goditje dënimi, si dhe dëshira për të arritur të parët topin, përmbledhin lojën e Interit dhe armët që ata përdorin, në pritje të Icardit dhe rizgjimit të Perisiç.

Sinjale aspak inkurajuese edhe pse me fitoren ndaj Benenventos tentuan të hiqnin disi peshën nga supet, por gjithsesi, nuk duhet harruar fakti se për gati 60 minuta Benevento mori rolin e dominuesit në ‘San Siro’, duke bërë një lojë më të mirë se ajo e zikaltërve.

Edhe Rafinha, që u promovua për herë të parë titullar, përfundoi në atë ‘gropë thithëse’ që duket se shteron zikaltërit në fushë. Ngushëllimi i vetëm për skuadrën e Spalletit është fakti që Derby i mbledh pa kushte tifozët afër skuadrës dhe është ajo garë, rezultati i të cilës mund të vendoset edhe nga një lojë e qetë, ose në rastin më të mirë për ta, nga një goditje me kokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here