35 milionë euro ose nuk ka marrëveshje. Ky është ultimatumi i Interit drejtuar Barcelonës për kartonin e mesfushorit me origjinë braziliane Rafinha, që është dhe vëllai i Thiago Alcantaras së Bayernit të Mynihut. Barcelona këmbëngul që në marrëveshje të shtohet edhe një pikë për bonuset, që shuma në total që zikaltrit duhet të paguajnë për mesfushorin të arrijë 40 milionë euro.

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio, ua ka bërë të qartë “blaugranave” që kjo është oferta e fundit dhe nuk mund të ketë bisedime të tjera për më shumë para. Klubi italian ka marrëveshje me futbollistin dhe tashmë pret vetëm përgjigjen përfundimtare të Barcelonës.

Në “Apiano Gentile” shpresojnë ta vënë futbollistin nën urdhrat e Spalletti që për ndeshjen e fundjavës me Romën. Formula e transferimit do të jetë në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Mediat sportive katalane theksojnë se nëse Rafinha do të shitet për 30 deri 35 milionë euro do të shndërrohet lojtari më i shtrenjtë që ka prodhuar “La Masia”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here