Tani nuk ka më dyshime të paktën duke iu referuar asaj që shkruan e përditshmja italiane Gazzetta Dello Sport. Stefan De Vrij verën e ardhshme do të jetë një futbollist i Interit. Drejtuesit e klubit milanez që merren me merkaton Sabattini dhe Ausilio kanë arritur marrëveshjen me qëndërmbrojtësin holandez të cilit i përfundon kontrata me Lazion dhe do të transferohet te zikaltrit me parametër zero. Interi ka mposhtur konkurencën e Barcelonës dhe Manchester City-it që gjithashtu ishin të interesuara për De Vrij. Holandezi me Interin do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 4,2 milionë euro në sezon plus bonuset. Tifozët zikaltër tashmë mund të ëndërrojnë pasi me dyshen Skriniar-De Vrij në qëndër, mbrojtja e Interit do të jetë thuajse e pakalueshme. Orë deçizive edhe përsa i përket ganezit Kwadwo Asamoah i cili gjithashtu është shumë pranë transferimit te Interi me parametër zero. Edhe pse te Juventusi po përpiqen t’i rinovojnë kontratën lojtarit, Asamoah e ka arritur tashmë marrëveshjen me drejtorin sportiv të Interit Piero Ausilio për një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 3,5 milionë eurosh në sezon.  Me Asamoah në skuadër zikaltrit blindojnë edhe krahun e djathtë të mbrotjes. De Vrij, Asamoah por edhe Lautaro Martinez, merkato e Interit po lëviz me zikaltrit që po hedhin që tani bazat për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here