Pas 3 takimesh radhazi pa fitore, por edhe pa shënuar, Interi gjeti 3-pikëshin dhe goleadën në sfidën hapëse të javës së 33-të ndaj Cagliarit.

Në “San Siro”, zikaltrit e Spallettit dominuan totalisht lojën, teksa gjetën avantazhin që në minutën e 3-të, pas një goli mjaft të bukur, të shënuar nga portugezi Cancelo.

Në pjesën e dytë ishte radha e Icardit të gjente rrjetën, ndërsa më pas shënuan edhe dy kroatët, Brozoviç dhe Perisiç, që vulosën fitoren 4-0 të Interit.

Kjo ishte një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Spallettit, pasi gara për një vend në zonën Champions është bërë mjaft interesante., Për momentin Interi ngjitet në vendin e 3-të me 63 pikë, 2 më tepër se Roma dhe Lazio që e ndjekin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here