Pas vendimit mbi merkaton ditën e djeshme në Pinetina mes Spalletit, Ausilios dhe Sabatinit, Interi ka vendosur që të kërkojë një mesfushor qendre, i cili mund të luajë në vijën e mesit në vendosjen me tre. Bëhet fjalë për një rol të komplikuar për t’u “gjetur” në merkaton e dimrit, ja pse drejtuesit mund edhe të numërojnë edhe Ramiresin, i cili nuk ka gjetur akordin me Jiangsu.
Pista të sfumuara Pastore dhe Sturridge? “Gongu” i fundit të merkatos po afron, agjenti i argjentinasit është akoma në Milano dhe po vijon që të punojë që të marrë “ok” nga PSG për të bërë kalimin, por që nga dje merkato e zikaltërve ka marrë një drejtim të qartë.
Pastore është thirrur nga Emery për ndeshjen kundër Montepellier, por agjenti i tij ka bindur Interin se aktivizimi i tij nuk përbën problem. Ndërsa ka thënë edhe se ai do të bjerë në parametrat që kërkojnë zikaltërit mbi pagesën, 4.5 milionë euro baza plus dhe bonuset.
Të bindësh PSG-në është e komplikuar: francezët mund të kërkojnë të pranojnë akordin, por që ta japin në huazim dhe në fund të sezonit lojtari të ketë mundësinë të kalojë te zikaltërit në rast se ata duan ta blejnë. Formulë kjo që në rrugën “Vittorio Emanuele” nuk funksionon mirë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here