Në Itali takimi i mbrëmjes rezervon duelin Inter – Crotone, ku zikaltërit kanë një rast të shkëlqyer për të marrë fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve, që përkon ekzaktësisht me periudhën 2-mujore të agjërimit, që nga koha e triumfit ndaj Kievos. Pa kapitenin Mauro Icardi i cili do të mungojë për arsye dëmtimi, gjithsesi skuadra e Spallettit nuk do ta ketë të lehtë ndaj kalabrezëve që drejtohen nga ish portieri legjendar i Interit Walter Zenga, megjithatë në majën e sulmit për të zëvendësuar kapitenin i cili ka realizuar 18 gola në këtë sezon do të luajë italo-braziliani Ederi i cili do të përpiqet të bëjë njeriun gol në një ndeshje ku Interit i bën punë vetëm fitorja, ndërkohë në orën 18:00 Sampdoria do të presë në Gjenovë ekipin e Torinos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here