Interi rikthen vëmendjen nga mesfushori brazilian Sandro, i cili aktivizohet te Benevento me skuadrën milaneze që ka shfaqur interes për lojtarin edhe kur ka qenë pjesë e Tottenham Hotspur në Angli. Zikaltrit kanë nisur bisedimet me menaxherët e futbollistit, i cili në rast të rënies të Beneventos në Serinë B do të rikthehet te turqit e Antalyaspor që zotërojnë kartonin e tij. Ekipi turk nuk ka ndërmend ta mbajë brazilianin dhe është gati ta shesë atë për shumën e 2-3 milionë eurove. Gjithsesi Interi mund ta marrë lojtarin edhe me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje lidhur me performancën e paraqitjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here