Interi shtrëngon fort gjigandin sllovak Milan Skriniar të paktën në këtë merkato. Agjenti i mbrojtësit të talentuar i cili ka shkëlqyer me fanellën zikaltër në këtë sezon ka zbuluar për mediat se Interi ka refuzuar nga 60 deri në 65 milionë euro për lojtarin. Për Skriniar interesohen 4 nga klubet më të mëdha të Europës, Barcelona, Reali i Madridit, Manchester City dhe Manchester United dhe njëra prej këtyre skuadrave ka ofruar për kartonin e futbollistit 22-vjeçar shumë e 60 deri në 65 milionë eurove, ofertë që është refuzuar menjëherë nga klubi italian. Në verë e ardhmja e Skriniar mund të marrë një tjetër rrjedhë por në këtë merkato te Interi kurrësesi nuk mund të privohen nga shërbimet e sllovakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here