Alessandro Florenzi vijon të jetë në radarët e Juventusit dhe Interit, që po monitorojnë situatën e lojtarit italian te Roma. Kontrata e 27-vjeçarit me verdhekuqtë skadon në vitin 2019 dhe agjenti i tij kërkon të dyfishojë pagën nga 1.8 në 3.5 milionë Euro, kërkesë që duket e lart nga Roma por që gjithsesi drejtuesit nuk duan ta humbasin një lojtar të tillë.

Bisedimet janë të vështira dhe vazhdojnë prej javësh, ndërsa në verë priten edhe ofertat nga Juve dhe Inter. Florenzi shquhet si një lojtar xholi, që mund të luajë mjaft mirë në të dy krahët e fushës, si në prapavijë, ashtu edhe në ofensivë, teksa shpesh është eksperimentuar edhe si shkatërrues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here