Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur për herë të parë në lidhje me propozimin për të zhvilluar një Botëror me 48 skuadra, duke filluar që nga ai i Katarit, më 2022-shin.

Ai ka thënë se i ka pëlqyer ideja dhe se tani do të studiohen kushtet dhe mundësitë për të aplikuar një format të tillë, para se të shkohet drejt vendimit.

“Kemi marrë një kërkesë nga Conmebol (Institucioni më i lartë i futbollit në Amerikën e Jugut) për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Botëror, duke filluar nga Katar 2022. Jemi duke e studiuar këtë opsion dhe duke studiuar kushtet dhe mundësitë e aplikimit. Unë besoj se do të ishte shumë interesant një Botëror me 48 skuadra, por duhet të jemi dakord të gjithë”, tha Infantino.

Aktualisht kampionatet botërore organizohen me pjesëmarrjen e 32 skuadrave, por shtimi i 16 të tjerave, do të rriste shumë shanset edhe për Shqipërinë, që të mund të marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm të futbollit botëror, pasi do të shtohej edhe numri i skuadrave europiane që kualifikohen.

Italy’s Marco Verratti (2R) contrastated by Albania’s Ledian Memushaj (R) and Migjen Basha during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match Italy vs Albania at Renzo Barbera stadium in Palermo, Sicily island, Italy, 24 March 2017.
ANSA/MIKE PALAZZOTTO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here