Dueli ndaj Partizanit vjen në një moment delikat për Skënderbeun, me skuadrën që po ecën mirë në fushë por e pushtuar nga çështja e trukimeve. Superdueli i javës së 21-të vlerësohet shumë për sa i përket historisë por edhe emrit që kanë të dyja skuadrat. Trajneri i kryesuesve, Ilir Daja, nuk i beson renditjes dhe formës që po kalon Partizani, duke evidentuar se ky duel mbetet jashtëzakonisht shumë i vështirë edhe për disa arsye.
Ndeshja me Partizanin është e vështirë për atë që kanë dhënë skuadrat në vitet e fundit. Nuk duhet të llogarisim humbjen e javës së shkuar dhe klasifikimin. E vlerësojmë maksimalisht Partizanin, kjo sepse ne nuk kemi kontigjentin e plotë. Për këtë arsye është ndeshje e vështirë, kushdo që luan duhet të japë maksimumin.
Në këtë përballje do të mungojnë Bajram Jashanica dhe Sabien Lilaj, ndërkohë që gjendje gripale kanë kaluar Vangjeli, Vila dhe Muzaka. Për këtë arsye pritet të ketë ndryshime në formacion ndërkohë që Daja i ka idetë e qarta për titullarët.
Titullarë do të jenë ata që kanë përballuar sezonin, nuk do të kemi lojtarë të rinj në formacionin bazë. Pritshmëria e tifozëve është e madhe, kemi bërë rrugëtim të mirë deri tani. Skënderbeu është ndërtuar i tillë për të fituar.
Gjatë javës Korça është ngritur në këmbë në mbështetje të skuadrës, përsa i përket çështjes gjyqësore të hapur nga UEFA. Në një klimë të tillë sigurisht që pregatitja e një sfide kaq të rëndësishme nuk është e thjeshtë.
Nuk mund të jesh i qetë në një situatë të tillë, por presim vendimin e UEFA-s. Nuk kemi pse humbasim qetësinë. Mendoja se mund të kishte ndikim te lojtarët por ata treguan që kanë mentalitet fituesi dhe nuk më është dashur t’i motivoj shumë në stërvitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here