Mauro Icardi nuk zbriti në fushë mbrëmjen e djeshme ndaj Crotones, për shkak të një dëmtimi, prej të cilit po rikuperohet, për të qenë I gatshëm për sfidën e ardhshme me Bolognën.

Pikërisht këtë pushim, kapiteni i Interit e ka shfrytëzuar për të rikuperuar edhe diçka më të rëndësishme, marrëdhënien me bashkëshorten e tij, që prej ditësh përflitet se ka qenë në krizë.

Të shtunën në mbrëmje, Mauro dhe Wanda u panë së bashku në tribunën e ‘San Siro’-s, duke ndjekur sfidën e zikaltërve ndaj Crotones. Mauro nuk është dukur aspak në humor, dhe Wanda gjithashtu, por besohet që kjo të ketë qenë për shkak të rezultatit të sfidës, që nuk shkoi aspak në favor të skuadrës për të cilën ata bënin tifo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here