Mauri Icardi nuk e ka përfunduar te plote seancën e sotme stërvitore te Interi, duke u larguar nga qendra stërvitore. Kapiteni argjentinas i zikaltërve ka ndjerë një shqetësim muskular që nuk e lejonte të vijonte stërvitjen normalisht dhe është larguar për në një klinikë, ku do të verifikohet shkalla e dëmtimit.

Natyrisht që kjo situatë ka alarmuar zikaltrit, pasi sulmuesi është në rrezik real për sfidën e të shtunës ndaj Crotones, ndonëse çdo gjë mbetet për t’u përcaktuar. Nëse kapiteni nuk ia del dot, atëherë maja e sulmit mund t’i besohet italo-brazilianit Eder, ndërsa veç tij në skuadër është edhe i riu Pinamonti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here