Në prag të takimit ndaj Crotones në “San Siro” tek Interi mbetet paqartë mbetet gjendja fizike e Mauro Icardit. Nuk ka një informacion të sigurt nëse do të aktivizohet në ndeshjen ndaj skuadrës së Walter Zenga. Sipas raportimeve të mediave italiane shanset që sulmuesi argjentinas të jetë në fushë janë të pakta. Sidoqoftë situata do të qartësohet në orën në vazhdim.
Gjithsesi, në sulmin zikaltër alternativat nuk mungojnë. Nëse Icardi s’do të jetë gati, Spalletti do ta zëvendësojë me Eder, i cili do të ketë mbështetjen e Borja Valeros, Antonio Candrevas dhe Perisicit. Pritet të ketë minuta më dispozicion edhe për Rafinhan.
Merkato u mbyll, por në kampin zikaltër vazhdon të mbetet një temë shumë e diskutueshme. A mjaftojnë Lisandro Lopez dhe Rafinha për të siguruar një biletë për në Champions? Vështirë se dikush mund të flasë me garanci për këtë pjesë. Vendi i parë për Interin tashmë është thjesht një mirazh, përpara ka ende shumë javë në dispozicion, për të siguruar Europën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here