Lojtari më dashur në ambientin e Interit është gati të ndërrojë fanellë. E përditshmja sportive spanjolle “Diario Gol” aludon se qendërsulmuesi argjentinas ka vendosur përfundimisht të aktivizohet në shtetin iberik me gjigantët europianë të Real Madrid.

Diario shkon dhe më tej duke treguar se 24-vjeҫari do të marrë numrin e pozicionit të tij natyral, që mbahet aktualisht nga Karim Benzema. “Los Blancos” janë vënë në ndjekje të Icardit prej disa vitesh, por shifra marramendëse prej 100 milionë € ka bllokuar transferimin e tij në shtëpinë e shumëdëshiruar të Madridit.

Madrilenët i besuan për një kohë të gjatë francezit Benzema, por kriza e sezonit të fundit, largimi nga objektivat madhorë dhe një shterim prurjesh të bujshme në “Santiago Bernabeu”, mund të kthehen në faktorët katalizatorë të nënshkrimit me “qitësin” argjentinas Mauro Icardi.

Presidenti i Realit Florentino Perez nuk dëshiron të humbasë kohë në përshpejtimin e një blerje të goditur nisur nga pretendimet e Zidane që nuk dëshiron asnjë prurje të re në Madrid këtë janar. Por dhe sinjalet nga Katalunja ku Coutinho iu bashkua ekipit të Barcelonës po e tensionon më tepër klimën në ambientin e kampionëve të Europës.

Minutat e merkatos së dimrit po mbarojnë dhe klubit “mbretëror” bashkë me trajnerit Zidane duhet të veprojnë në kohë rekord për të kthyer Realin në nivelin superior që tifozët madrilenë kërkojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here