Ideja për të luajtur një Botëror, të fundit të karrierës, miklon Zlatan Ibrahimovic. Pavarësisht se i ka dhënë lamtumirën Kombëtares pas Europianit 2016, Zlatan foli për mundësinë për të shkuar në Rusi verën e ardhshme me Suedinë që e ka siguruar biletën për në Kupën e Botës.

“Kombëtarja më mungon, por nuk besoj se dikush duhet të më thërrasë. Nëse dua të kthehem e bëj”.

Sulmuesi i Manchester United, ka luajtur me Suedinë 116 ndeshje në të cilat ka shënuar 62 gola duke u kthyer në simbol por pas lamtumirës Suedia arriti një objektiv të rëndësishëm, pikërisht kualifikimin në Botëror duke eleminuar Holandën e më pas Italinë. Rikthimi i tij në fushë me Manchester United është programuar në javët e ardhshme dhe gjendja e tij fizike do të jetë vendimtare për të marrë më pas në konsideratë Botërorin e ardhshëm, diçka që e pranon dhe vetë Zllatan.

” Porta e kombëtares nuk është mbyllur absolutisht, por nuk dua të kthehem vetem sepse jam dikushi. Nuk mund të përqëndrohesh te skuadra Kombëtare nëse nuk luan dhe njerëzit po flasin për diçka të tillë në një moment kur unë nuk jam në listë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here