Që Zlatan Ibrahimoviç është tip special, ky nuk është lajm i ri. Një tip që deri diku quhet mbret, luan ose Zot. Kështu është suedezi, që në intervistën e fundit, në Canal+ në Francë, ka folur shumë qartë kundër tifozëve francezë dhe gazetarëve suedezë për gjëra të tjera.

“Ata më sulmonin. Nuk e pranojnë që jam Ibrahimoviç. Nëse një tjetër lojtar suedez bën të njëjtat gabime si unë, ata e mbronin. Kanë racizëm të fshehur. Ekziston. Jam i sigurt 100%”, thotë për gazetarët suedez sulmuesi i Manchester United.

Aq më pak nuk i pushon gjuha kur flet për francezët. “Këtu në Francë kisha probleme në gjithë qytetin. Më mungon. Pse? Për atë që them dhe atë që bëj. Ju më quanit arrogant dhe francezët janë arrogantë. Kështu jam ekzaktësisht si ju. Duhet të më adhuronin, sepse ju prezantoja Francën shumë mirë”, shpjegon ai. Gjithashtu suedezi shpjegon që gjithnjë mbron veten dhe flet për fëmijërinë e tij në Suedi. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here