Është folur shumë për shifrat që ka përfituar Zlatan Ibrahimovic gjatë karrierës së tij, por është fakt që për të luajtur në MLS me Los Angeles Galaxy suedezi ka hequr dorë nga një pjesë e madhe e rrogës së majme që përfitonte te Manchester United. Në futbollin amerikan ka një tavan për pagat e futbollistëve, kështu që 36-vjeçari do të marrë 2.4 milionë euro për dy vite, pra 1.2 milionë në sezon.

Ibra ka patur një dëshirë të çmendur për të jetuar në një qytet ku shpeshherë ka kaluar pushimet. Prej famës së tij, Los Angeles Galaxy do të arrijë të afrojë me dhjetëra sponsorë.

Sikurse informon “Sport Illustrated”, në Europë gjiganti suedez përfitonte në total, duke përfshirë edhe të ardhurat nga reklamat, 21 milionë euro. Ai do të humbasë 95% të të ardhurave nga kontrata publicitare, që do të thotë se transferimi i tij në Kaliforni nuk ka të bëjë me paratë, ndryshe do të kishte pranuar ofertën marramendëse që i ka ardhur nga Kina.

Transferimi në Amerikë me shumë mundësi do të jetë etapa e fundit e një karriere të gjatë dhe të suksesshme. Por e do të surprizojë Ibra me një rikthim të mundshëm në kombëtare me rastin e “Rusi 2018”. Përgjigjja e tij lë gjithçka të hapur: “Nëse do të dua dhe do ta ndjej se mund të jap diçka, sigurisht që dyert i kam të hapura. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here