Një nga lojtarët që në fund të sezonit mund të largohet nga Bayerni i Mynihut është Arturo Vidal. Kontrata e futbollistit përfundon në vitin 2019 dhe para se bavarezët ta humbasin me parametër zero mendojnë ta shesin që këtë verë. Janë të shumta skuadrat që e dëshirojnë 30-vjeçarin, duke filluar që nga Premier League dhe Seria A. Mes tyre janë Milani dhe Interi, që po kërkojnë një mesfushor me nivel të lartë. Dy ekipet milaneze e kanë kontaktuar edhe më parë lojtarin. Gjithsesi, duket sikur Vidal tërhiqet më shumë nga ideja për të luajtur në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here