Futbolli modern po humbet simbolet pasi ditët e sotme është e vështirë të gjesh futbollistë që të identifikohen me skuadrën që luajnë. Maldini, Del Piero, Puyol, Xavi, Totti dhe Philip Lahm janë emblemat e fundit ndërsa në gjurmët e tyre po ecin Iniesta, Messi dhe De Rossi. Nëse në futbollin europian është e vështirë të gjesh njeriun simbol të skuadrës, akoma më e vështirë është në futbollin tonë. Besar Musolli, kapiteni i Kukësit është në prag të sfidës numër 200-të me fanellën e verilindorëve, një karrierë e nisur me debutimin në Superiore të Kukësit pikërisht ndaj Luftëtarit, ndaj të cilit pret edhe sfidën e 200-të. Në mes qëndron trofeu kampionit i festuar në Gjirokastër.

Besar Musolli

“Jam ndierë shumë i lumtur për 6 vite, shumë sakrificë, momente të vështira por më shumë momente të mira”.Ky është futbolli, e mbaj mend mirë atë ndeshje, isha i dëmtuar. Ka rastisur kështu, të debutoj me Luftëtarin, të bëj ndoshta ndeshjen e 200-të ndaj tyre dhe të festoj titullin pikërisht me Luftëtarin”.

Mesfushori nga Podujeva në heshtje është kthyer në një simbol të Kukësit teksa vetëm një hap nga rekordi me 200 ndeshje, pranë është rekordi i Rrahman Hallaçit për të qënë lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e Kukësit. Dy shembuj perfekt të futbollistit në fushë dhe jashtë saj, që gëzojnë respektin e të gjithë ambientit në Superiore.

Besar Musolli

“Nuk e di për Hallaçin kam respekt të madh. Ndjej kënaqësi që e kaloj por për mua ai është ikonë e klubit të Kukësit”.

Rrahman Hallaçi

“Musolli është një njeri që e meriton, nuk jam aspak pishman që po më kalon madje uroj të luajë edhe 200 apo 300 ndeshje të tjera me Kukësin”.

Ish kapiteni dhe tashmë zëvendëstrajneri i Kukësit kujton prezantimin e parë në skuadër të mesfushorit energjik. Një lojtar që tregoi nga dita e parë se do të kishte një ecuri të jashtëzakonshme.

Rrahman Hallaçi

“Mbaj mend momentin kur Musolli erdhi për porvë në atë kohë. Ish trajneri Cungu bashkë me drejtorin Starova u bindën që në ditën e dytë duke i ofruar kontratë”.

6 vite në një skuadër janë shumë sidomos në kampionatin shqiptar ku lëvizjet e futbollistëve nga një ekip në tjetrin janë të shumta, Musolli në vijim të intervistës së tij për Supersport tregoi disa nga momentet më të bukura të tij te Kukësi por edhe momentet e vështira dhe pengjet.

Besar Musolli

Rrahman Hallaçi

“Një nga momentet më të mira ka qënë kualifikimi ndaj Sarajevos por edhe fitimi i Kupës ku Musolli gjuajti penalltinë e fundit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here