Elseid Hysaj nuk u shfaq i shqetësuar për dëmtimin e pësuar në miqësoren me Norvegjinë, që e detyroi të braktiste fushën para kohe. 24-vjeçari në mikrofonin e Supersport u shpreh se nuk ka asgjë serioze. Megjithatë, mediat kryesore në Itali kanë ngritur alarmin për gjendjen e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare.

Hysaj ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë dhe në teori nuk është një dëmtim që kërkon shumë kohë të rikuperohet, por asgjë nuk mund të merret si e sigurtë pa ardhur përgjigjja përfundimtare e mjekëve. Lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të specilizuara nën mbikqyrjen e stafit mjekësor të Napolit dhe ka shumë mundësi që të mos jetë në dispozicion të trajnerit Maurizio Sarri në sfidën e fundjavës kundër Sassuolos.

Një problem jo i vogël për teknikun toskan, i cili prej kohësh nuk ka shërbimet e Ghoulam dhe mungesa eventuale e Elseid Hysajt, që është një nga futbollistët kryesorë në prapavijën e skuadrës krijon një vakuum të rëndësishëm në mbrojtjen e të kaltërve. Një lajm jo i mirë në një nga periudhat më vendimtare të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here