Humbja me Partizanin ka nxjerrë për momentin nga zona europiane Laçin, gjithsesi edhe pse është një humbje me rival direkt, ky dështim nuk kompromenton arritjen e objektivit, duke pasur parasysh faktin se deri në fund janë edhe 8 javë për t’u luajtur.

Vetëm 3 pikë larg të kuqve është një distancë më se e arritshme për kurbinasit, që gjithashtu janë në garë për një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në harkun e 8 ditëve, skuadra e Gentjan Mezanit ka luajtur 3 ndeshje me koefiçient vështirësie shumë të madh, transferta në Durrës me Teutën, sfida e parë gjysmëfinale e Kupës me Kukësin dhe dueli i javës së 28 me Partizanin që vjen në një moment shumë të mirë.

Ajo që bie në sy është fakti se tek bardhezinjtë nuk po funksionon sulmi, pasi në këto 3 ndeshjet e fundit, midis Kupës dhe kampionatit, nuk është shënuar asnjë gol. Nëse në Kupë mbrojtja funksionoi, duke ruajtur të paprekur portën, në sfidat e kampionatit ajo është thyer, duke bërë që Laçi të rrëshqasë në klasifikim.

Megjithatë deri në fund janë shumë pikë në dispozicion, por për të arritur tek suksesi, Laçi duhet së pari të nisë të shënojë dhe Reginaldo me Uzunin duhet të shfrytëzojnë rastet përpara portës. Europa nëpërmjet kampionatit është ende një mision i arritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here