Barcelona e pamposhtur nuk ekziston më, merr fundit në derbin katalanas. Espanyol fiton 1-0 dhe merr një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Camp Nou. Me gëzimin e vendasve dhe zhgënjimin e Barcelonës është mbyllur kjo mbrëmje që solli ky takim për llogari të Kupës së Mbretit.

Dihej që do të ishte ndeshje e vështirë, ashtu si përherë mes këtyre dy skuadrave që dhurojnë futboll të bukur. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta është shumë e luftuar për një gol që të jep mundësinë për të pasur më shumë shanse kualifikimi.

Në minutën e 61 Lionel Messi humbet penalltinë, gjë që ndodh rrallë herë nga këmbët e argjentinasit. Nga kjo situatë përfitojnë vendësit, të cilët gjejnë rrjetën dy minuta para mbylljes së kohës së rregullt të ndeshjes. Melendo realizon në minutën e 88 dhe shpërthen festa në derbi, Espanyol shpreson që të kalojë në fazën tjetër, gjithnjë pasi të luajë ndeshjen e kthimit në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here