Holanda ka dhënë ‘shenja jete’ në Zvicër, pasi ka mposhtur Portugalinë në miqësore, me rezultatin e thellë 0-3. Kanë mjaftuar vetëm 45 minuta për skuadrën e drejtuar nga Ronald Koeman, që të dërgonte 3 herë topin në portën e portugezëve dhe të mbyllte takimin.

Depay, Babel dhe Van Dijk ishin autorët e golave për Holandën, që pasi nuk ia doli të shkojë në Botëror, është në një fazë rinovimi, me shumë emra të rinj në ekip.

Nga ana tjetër, Portugalia dominoi në statistika, por ishte e pafuqishme të dërgojë topin në rrjetë, ndërsa Cristiano Ronaldo u izolua mirë nga mbrojtësit e Holandës. Vlen të përmendet se për 30 minuta portugezët luajtën me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi i Interit, Joao Cancelo u ndëshkua me karton të kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here