Trajneri i Bayernit të Mynihut, Jupp Heynckes, foli për shumë çështje në një intervistë të fundit për mediat gjermane. 72-vjeçari është i kënaqur me performancën e James Rodriguez, duke qenë i bindur se do të japë më shumë nga ndeshja në ndeshje. Kolumbiani është shndërruar në lojtarë kyç në formacionin e bavarezëve në muajt e fundit.

“Jam shumë i kënaqur me punën e tij dhe shpresoj të vazdhojë kështu. Çdo ditë që kalon e kuptoj se ai ndihet komod te Bayern. Tani është ambientuar plotësisht.  James është një element shumë i rëndësishëm për ne.”

Më pas Heynckes foli dhe për Arturo Vidal, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën, ndërkohë që nuk ngurroi të komplimentonte dyshen Robben-Ribery, duke i cilësuar ata si shembuj për pjesën tjetër të skuadrës.

“Vidal ka një kontratë me ne deri më 2019-ën. Nuk ka vend për t’u nxituar. Jam i sigurt që me kalimin e ditëve do të gjendet dhe gjuha e përbashkët. Ndërsa për Robben dhe Ribery mund t’ju them me bindje se janë shembuj për ekipin. Për mua mosha nuk ka rëndësi, pasi që të dy janë lojtarë të përkushtuar. Mendoj që atyre duhet t’i rinovohet kontrata.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here