Trajneri i Bayernit të Mynihut, Jup Heynckes i ka tërhequr vëmendjen sulmuesit polak të bavarezëve, Robert Lewandowski, në lidhje me zërat e fundit, që flasin për një dëshirë të tij për t’u larguar nga gjigantët gjermanë.

“Unë nuk kam lexuar as lajmet dhe nuk di as dëshirat e njërit apo tjetrit. Ajo që di është se kur luan te Bayerni, duhet të jesh i përqendruar maksimalisht për të bërë më të mirën te klubi. Më pas, ka një sezon merkatoje, që shërben për të menduar edhe për skuadra të tjera. Nëse duam të shkojmë larg në Champions, duhet të jemi 100% të përqendruar”, u shpreh Heynckes.

Ky reagim i trajnerit vjen vetëm pak ditë pasi Lewa, në një intervistë deklaroi se dëshiron të largohet nga Bayerni në verë, ndërsa zbuloi se La Liga është destinacioni i tij i preferuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here