Edhe pse nuk është konfirmuar ende Henrikh Mkhitaryan, mund të quhet lojtari më i ri i Arsenalit. Mesfushori përshëndeti shokët e tij të Manchester United dhe stafin e klubit me lot në sy në Carrington të premten, pasi marrëveshja e tij e shkëmbimit me Alexis Sanchez është shumë afër. Mkhitaryan kishte dyshime për t’u bashkuar me “Topçinjtë”, por duket se tani e ka ndarë mendjen dhe e ardhmja e tij do të jetë në “Emirates Stadium”.
Jose Mourinho pretendoi se nuk kishte asgjë të re për të thënë në konferencën për shtyp zhvilluar të premten (12:45), përveçse të thoshte se Mkhitaryan u la sërish jashtë skuadrës së United për t’u përballur me Burnley. Megjithatë, pak më shumë se një orë më vonë, armeni i dha lamtumirën shokëve të tij dhe anëtarëve të tjerë të stafit në orën 14:00 pas asaj që pritet të jetë dita e tij e fundit me “Djajtë”.
“Ishte shumë e lehtë”, tha një burim i United që vazhdoi: “Henrikh ka qenë një figurë shumë popullore këtu në United. Ne e dimë se ai nuk është shumë i lumtur në mënyrën se si kjo marrëveshje u realizua. Ai e kupton se ka më shumë shanse të luajë në Arsenal, por ai do të preferonte të largohej sipas termave të tij”. Mkhitaryan, i cili u bashkua me United nga Borussia Dortmund për 26 milionë sterlina vetëm 18 muaj më parë, tani pritet të udhëtojë për në Londër për t’u takuar me agjentin Raiola dhe për të përfunduar marrëveshjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here