Shkëndija do të presë nesër Vardarin, në sfidën e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, ku do të synojë kualifikimin për më tej, në gjysmëfinale. Kapiteni i tetovarëve, Ferhan Hasani ka karikuar skuadrën dhe ka injektuar optimizëm për një kualifikim të mundshëm.

“Normalisht që situate është mjaft e mirë, pasi në kampionat po ecim shumë mirë dhe kemi një distancë të konsiderueshme nga ndjekësit. Duhet të luajmë qetë dhe të japim maksimumin, për t’ia dalë të kalojmë në këtë ndeshje”, u shpreh Hasani.

Bub aka një apel edhe për tifozërinë, të cilës i kërkon të jetë e shumtë në numër dhe të përkrahë skuadrën, në betejën për të fituar të dy trofetë.

“Tifozët duhet të jenë sa më të shumtë, pasi janë lojtari i 12, por duhet të bëjnë kujdes nga çdo provokim i mundshëm dhe të mos bien pre, pasi dëmtojnë ekipin tonë”, deklaroi sulmuesi.

Vardari luajti me formacionin e dytë, në fundjavë në kampionat, duke e vlerësuar maksimalisht këtë sfidë, gjithsesi, edhe nga ana e Shkëndijës nuk mungon angazhimi.

“Ne e kemi vlerësuar këtë takim, si një ndeshje ndaj kundërshtarit më të fortë që kemi këtu në Maqedoni. Kushdo që të luajë, ne jemi gati të japim më të mirën, për t’u kualifikuar dhe për të luftuar për të dy trofetë. Presim që edhe këtë herë stadiumi të jetë i tejmbushur, për të na mbështetur”, deklaroi Hasani.

Sfida e parë e luajtur në Shkup, përfundoi në barazim 1-1, ku fillimisht kaluan tetovarët në avantazh dhe më pas barazoi skuadra e Vardarit. Shkëndija është më e avantazhuar për t’u kualifikuar, pasi ka shënuar gol në fushë kundërshtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here