Një pikë në shtëpi me Teutën nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve të Luftëtarit, që kërkon fitoren për zonën europiane. Trajneri Hasan Lika, pas ndeshjes u shpreh se ekipi i tij i ka të gjithë mundësitë për të luajtur në Europë sezonin e ardhshëm.

“Mund të na kishte shënuar kundërshtari në fund, edhe pse kemi dominuar në lojë. Kemi krijuar volum, kemi krijuar raste, kemi gabuar, por ka qenë edhe meritë të portierit Moçka. Gjërat u vështirësuan gjatë lojës. Ne e kërkonim ta fitonin ndeshjen. Nuk mendoj që është larg Europa. Na duhet të fitojmë ndeshjen në fushën tonë. Edhe jashtë fushës duhet të jemi të suksesshëm. Kur shënojmë gjërat bëhen më të lehta.

Më tej Lika ngulmoi në faktin se individët e Luftëtarit nuk funksionuan ashtu siç pritej.

Kemi pasur probleme me Rrocën dhe Abazajn gjatë javës, sepse ata kanë pasur dëmtime, por deshën të jepnim maksimumin në këtë ndeshje. Ndoshta nuk ishin në 100% të formës. Duhet të funksionojnë më mirë disa individë të veçantë, përveç kolektivit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here