Marek Hamsik e ka shkruar tashmë historinë me fanellën e Napolit pasi është mesfushori sllovak golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave te skuadra e kaltër, megjithatë si një kapiten i vërtetë Hamsik kërkon të fitojë një trofe të rëndësishëm me Napolin pikërisht titullin kampion, pasi për t’u krahasuar sadopak me Maradonën, duhet patjetër të fitojë kampionatin në këtë sezon, trofe që i mungon jugorëve që nga koha e El Pibe D’oros. Në një intervistë mesfushori sllovak theksoi se Napoli duhet të besojë te titulli sepse pas 21 javëve të para është aty në krye të Serisë A dhe i ka të gjitha mundësitë për të mbajtur pas Juventusin në renditje deri në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here