Nuk njeh fund kriza e Hamburgut në Bundesligë. Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, u mposht 0-2 nga Kolni i vendit të fundit, duke komplikuar edhe më tej çështjen e mbijetesës.

Në “Volksparkstadion” të qytetit verior, skena ishte e gjithë për Terodde, që shënoi të dy golat për skuadrën mike, nga një në çdo pjesë.

Me gjithë rastet e shumta të krijuara (goditi edhe shtyllën) Hamburgu nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës, për të sigluar humbjen e katërt radhazi dhe të gjashtën pa fitore. Kolni me këtë sukses mbetet në vendin e fundit, por me vetëm tre pikë më pak se Hamburgu, që ka grumbulluar vetëm 15 pikë në 19 javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here