Në’Zeqir Ymeri’ nuk luhet vetëm Kukësi-Partizani, pasi brenda kësaj sfide luhet edhe dueli ndërmjet dy numrave 9. Pritej që të ishte viti i Edgar Çanit, por dëmtimet e shumta kanë penalizuar ish sulmuesin e përfaqësueses, i cili më së shumti këtë edicion ka qenë një objekt misterioz.

Krejt ndryshe ka qenë ecuria e shkodranit Sindrit Guri që këtë vit ka bërë të harrohet largimi i Pero Pejiç, pasi pesha e sulmit tek kampionët është mbi supet e 24-vjeçarit.

Guri shihet si sulmuesi i së ardhmes në futbollin shqiptar dhe pse jo si elementi i çmuar i kampionëve në merkato, pasi Kukësi ka mundësinë të vendosë një shifër rekord transferimi për të, me ofertat që nuk mungojnë.

Sigurisht që në garën për Këpucën e Artë, Guri është shumë larg krahasuar me ish lojtarin e Palermos dhe Catanias në Serinë A, por Çani mund të konsiderohet një blerje në sprintin final të sezonit.

Rikthimi i 28-vjeçarit në fushë ka përkuar edhe me ecurinë pozitive të ekipit, pasi është shfaqur në fushë ndaj Luftëtarit më 10 mars në sfidën e vlefshme për javën e 24-t për të vijuar me më shumë minuta në ndeshjet pasardhëse.

Madje ndaj Flamurtarit Edgar Çani shënoi golin e parë me fanellën e kuqe, që rezultoi dhe goli i fitores në një duel direkt për zonën europiane. Në dy sfidat pasardhëse ekipi ka triumfuar madje në transfertën e Laçit luajti për 90 minuta të plota, edhe pse nuk arriti të shënojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here