Pep Guardiola nuk ka asnjë arsye përse të ketë zili kolegët e tij sepse Manchester City, pavarsisht humbjes së parë në Premier League që pësoi ndaj Liverpoolit, është skuadra që po luan futbollin më të bukur në këtë sezon dhe që ka arritur rezultatet më të mirë. Megjithatë, Guardiola si një tifoz futbolli dhe që pëlqen lojën e bukur nuk e fsheh admirimin e tij për mënyrën sesi luajnë Napoli, Barcelona dhe Tottenham Hotspur. Guardiolës i pëlqen shumë futbolli që aplikojnë Sarri dhe Pochettino dhe në televizor ndjek shpesh ndeshjet e Napolit dhe Tottenhamit ndërsa trajneri spanjoll i City-it nuk mund ta fshehë simpatinë për Barcelonën skuadrën me të cilën shkroi historinë si futbollist por edhe si trajner, me Guardiolën që vazhdon të mbetet një tifoz special i Barçës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here