Manchester City vazhdon të fitojë duke bindur por Pep Guardiola nuk mashtron veten. Në konferencën për shtyp përpara sfidës së kthimit ndaj Baselit për raundin e 1/8-ave të Champions League, trajneri spanjoll dha një përgjigje për të gjithë ata që e krahasojnë City-in aktual me Barçën e tiki-takas.

“ Futbollistët e Barcelonës kanë dominuar gjatë dekadës së fundit duke fituar shumë trofe. Ne sapo kemi fituar trofeun e parë me këtë grup. Për të arritur nivelin e Barcelonës do të na duhet shumë por shumë shumë kohë.”

Më pas Guardiola foli edhe për shanset që ka City i tij për të triumfuar në këtë edicion të Champions League.

“ Njerëzit thonë që jemi një nga skuadrat favorite për të fituar trofeun por në Champions League është diçka ndryshe. Po nëse ndodh diçka e ngjashme me atë që ndodhi në sfidën e FA Cup ndaj Ëigan nuk do ta fitonim kurrë Championsin. Në këtë kompeticion nuk ka vlerë vetëm mënyra sesi luan. Champions League është krejtësisht ndryshe. Mjaftoni të shikoni Realin e Madridit, përpara ndeshjes ndaj PSG të gjithë thoshin se Reali ka probleme por më pas të gjithë e panë se çfarë ndodhi. Uefa Champions League është unike, aty vendosin episodet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here