Manchester City ka një rast të shkëlqyer për të fituar titullin në Premiership, 6 ndeshje përpara përfundimit, për më tepër pikërisht përballë rivalëve të urryer të Manchester United, sidoqoftë atmosfera te “citizens” nuk është aspak e qetë, pas humbjes së rëndë 3-0 që skuadra e Guardiolës pësoi në ‘Anfield’, në fazën çerekfinale në Champions me Liverpulin.

Përpara takimit të vajtjes me ekipin e Jurgen Klopp trajneri katalanas deklaroi se dueli me Liverpulin në Champions League do të kishte prioritet kundrejt derbit me United, pavarësisht ëndrrës së tifozëve vendas për të siguruar titullin e 5 në kampionat, pikërisht në përballjen me “djajtë e kuq”, gjithsesi fokusi i 47-vjeçarit katalanas është te gjendja fizike e skuadrës, pa bërë ndryshime rrënjësore në ekip.

“Kur ju keni 3 sfida shumë të rëndësishme përpara, ndaj skuadrave të tilla si Manchester United, Liverpool apo Tottenham dhe me vetëm 3 ditë ndërmjet këtyre ndeshjeve për t’u përgatitur, sigurisht që para së gjithash duhet të shikojmë fillimisht pikërisht gjendjen e futbollistëve. Do të kemi një seancë stërvitore dhe më pas do të flas me doktorët, fizioterapistët dhe vetë lojtarët, dhe të shtunën në mëngjes do të krijoj një ide më të mirë për ekipin më të mirë të mundshëm. Natyrisht që do ta përgatis skuadrën për të fituar takimin dhe nuk mund të ketë dyshime që ekipi që do të zbresë në fushë do të luajë për të marrë 3 pikët. Pas disfatës në ‘Anfield’ planet tona kanë ndryshuar, megjithatë do të kryejmë edhe një tjetër seancë stërvitore pikërisht ditën e shtunë në mëngjes dhe vetëm atëherë do të vendos për formacionin”, deklaroi Guardiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here