Ylli i Manchester City-t, Sergio Aguero mund të kthehet te Real Madrid. Siç raporton, “The Sun” sulmuesi argjentinas mund të rikthehet në “Wanda Metropolitano” nëse arrihet marrëveshja për shkëmbin e lojtarit me Griezmann.

Sulmuesi 29-vjeçar u transferua te City nga gjigantët spanjollë në 2011-ën për 38 milionë paund. Këtë sezon ai u bë golashënuesi më i mirë i ekipit dhe është pranë fitimit të titullit të tretë në Premier League. Atletico është i interesuar që ta kthejë atë përsëri në Madrid për të formuar dyshen sulmuese së bashku me Diego Costa-n.

Pep Guardiola nuk do që francezi të ikë por nëse merr Griezman atëherë mundësia e shkëmbimit të argjentinasit mund të arrihet. Në fund të sezonit klauzola e sulmuesit të “Gjelave” shkon në 85 milionë paund ndërsa për argjentinasin e “Qytetarëve” shkon afërsisht 60 milionë paund.

Atletico ka kontaktuar përfaqësuesit e Sergio-s për të parë nëse ka ndonjë shans që ai të kthehet. Por, Pep nuk do që ai të kthehet ndërsa po shikon mundësinë e afrimit të Antoine Griezmann, kështu që mundësia e shkëmbimit të lojtarëve mund të bëhet“.

Grizeman është kërkuar edhe nga rivalët e City-t, Manchester United dhe gjigantët e La Liga-s, Barcelona. 26-vejçari ishte pranë transferimit në “Old Trafford” verën e kaluar, por vendosi që të qëndrojë pasi Atletico nuk mund të kryente asnjë kalim në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here