Tifozët e Schalke 04 shpallin person “non-grata”F, Leon Goretzkan. Mesfushori i Bluve Mbretërorë do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit, sepse duke nisur që nga sezoni i ardhshëm ai do të transferohet tek Bayerni i Mynihut, por këto muaj në radhët e Schalkes pirtet të jenë shumë të vështira për 22-vjeçarin. Lajmi që Goretzka do të kalojë në radhët e kampionëve të Gjermanisë nuk është pritur aspak mirë në radhët e tifozëve. Vërshëllima dhe pankarta kundër mesfushorit. Kjo ishte panorama që iu ofrua të dielën lojtarit në ndeshjen kundër Hanover. Në banderolën e bërë gati posaçërisht për 22-vjeçarin tifozët u treguan shumë të ashpër duke mos e kursyer aspak lojtarin. Në të shkruhet:

” As paraja, as titujt nuk kanë më shumë vlerë se klubi. Ai që nuk e vlerëson këtë fakt të zhduket.”

Goretzka do të jetë pjesë e Schalkes dhe për gati 5 muaj të tjerë. Situata nuk duket nga më të mirat dhe përpara është një kohë e gjatë dhe në një moment vështirë se mund të luash, pasi presioni është i madh. Ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit e klubit po mendojnë ta lënë jashtë lojtarin për ndeshjet e ardhshme duke parë situatën, kjo konsiderohet si zgjidhja më e mirë për mesfushorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here