Goli i parë i Milot Rashicës në Bundesligën gjermane i dha tre pikë të arta Werder Bremenit në garën për mbijetesë. Talenti i përfaqësues së Kosovës rezultoi përcaktues në duelin e Weser Stadion mes Werder Bremen dhe Koln që mbylli javën e 26-të të Bundesligës. Rashica i cili e nisi ndeshjen si titullar në minutën e 58-të u bë përcaktues teksa i shërbyer nga Kainz realizoi golin e avantazhit 2-1 që rezultoi edhe ai i fitores për vendasit, me Werderin që shënoi dhe një tjetër gol në minutat e fundit për ta fituar ndeshjen me shifrat 3-1 dhe falë këtij suksesi iu largua fundit të renditjes duke u ngjitur në kuotën e 30 pikëve. Fillimisht vendasit, zhbllokuan shifrat me Velkjovic në minutën e 33-të,por japonezi Osako në fillimin e pjesës së dytë barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa më pas Rashica dhe në fund Eggestein e çuan rezultatin në 3-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here